Basha: Opozita, jo pjesë e pazareve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e 5 të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se opozita nuk pranon te behet pjese e asnjë pazari. Duke folur per darken mes Rames dhe Metes ne Kryeministri mbrëmjen e te martës, Basha tha se mesazhi kryesor për ta është qëndrese deri ne krijimin e një qeverie teknike. ?Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta. Jo një, po 10 darka le të hanë, buka e popullit do u ngecë në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk bëhen pjesë pazaresh. Para çdo interesi tjetër, është interesi i çdo qytetari shqiptar. Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit, nuk jemi këtu për të lënë në baltë qytetarët, por për të shembur nga themelet këtë sistem të korruptuar e të inkriminuar.? - deklaroi Basha. Këtë te mërkurë, protestës se opozitës i janë bashkuar naftëtarët. Sipas Bashes, ata janë braktisur dhe përbuzur nga qeveria Rama. Basha u bëri thirrje të gjithë naftëtarëve që të vazhdojnë protestën, e cila do të përfundojë vetëm me rrëzimin e qeverisë.