“Patrioti” arreston Dash Kupën për grabitjen e Rinasit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni ?Patriot? prangosi autorin e 6 të përfshirë në grabitjen e parave të bankës në segmentin Qafë Kashar-Rinas. Policia njoftoi se arrestoi Dash Kupën i dyshuar si anëtar i bandës së grabitjeve. 41-vjeçari i shpallur më herët në kërkim, u arrestua në pikën kufitare të Morinës teksa, po kthehej nga Kosova. Burime pranë grupit hetimor, thanë se Dash Kupa nga Kruja është një nga personat, i cili dyshohet se ka marrë pjesë aktive në grabitjen e shkurtit, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij, pas dëshmive të marra nga ish-ushtarët profesionistë Avdulaj e Memlika. Burime pranë grupit hetimor, thanë se në ndjekje janë dhe dy persona të tjerë, ndërsa mësohet se edhe ata janë ish-ushtarakë. Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa dosja u delegua tek Krimet e Rënda me akuzat e grupit të strukturuar kriminal. Deri më tani, hetuesit kanë zbuluar se ata vepronin me role të ndara që nga vëzhgimi, njoftimi e deri të ndërhyrja për grabitjen e parave në dhjetor të 2015 dhe në shkurt të këtij viti.