Report TV - Meta: Përpjekje për të tensionuar artificialisht zgjedhjet e qershorit

  • 7 years ago
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSi për Tiranën, se ka përpjekje për tensionimin e situatës politike para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Kreu i Kuvendit kërkoi që zgjedhjet të mos shmangin vëmendjen nga reformat, sidomos nga zbatimi i reformës në drejtësi, e cila sipas tij ka rëndësi ehde për klimën politike në vend.

"Të mos humbim vëmendjen nga disa reforma të rëndësishme që ka vendi. Të vazhdojë në mënyrë transparent të reformës në drejtësi, pasi është dhe një kërkesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme edhe për klimën politike para zgjedhore për të qenë sa më konstruktive, pasi nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën para zgjedhore", u shpreh Meta.