Stop - Mashtrimi i 100 personave me premtimin e nje pune ne Kazakistan! (15 shkurt 2017)

RTV KLAN

by RTV KLAN

2 views
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;Albert Boja dhe Ervin Shati denoncojnë në ?Stop? mashtrimin nga ana dy personave, që premtuan t?i punësonin në Kazakistan, kundrejt një pagese prej 500 eurosh. Gazetarja e ?Stop? investigon rastin në fjalë dhe rezulton, se ndaj shtetasve Adriatik Rroshi dhe Agron Oga ka nisur procedimi penal, që në mesin e muajit janar për mashtrim të 100 qytetarëve.

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni ?STOP?, që transmetohet në Televizionin Klan, solli këtë të mërkurë historinë e mashtrimit të gati 100 personave, të cilët kundrejt pagesës prej 500 eurosh do të kishin mundësi punësimi në shtetin e Kazakistanit.

Albert Boja dhe Ervin Shati janë dy prej viktimave që janë bërë pre e këtij mashtrimi nga Adriatik Rroshi dhe Agron Oga.

Albert Boja ? Problemi jonë është që ne kemi dhënë 500 euro Adriatik Rroshit dhe Agron Ogës kundrejt një vize pune. Pasi të shkonim ne atje do të punonim në ndërtim.

Si u njohët ju me këto dy persona?
Ervin Shati ? Me atë Agronin kemi qenë më parë në Kazakistan.

Kur ju i dhatë lekët çfarë deklaroi ai? Ju dha siguri?
Ervin Shati ? Jo nuk na dha asnjëlloj sigurie.
Albert Boja ? Këta dy personat nuk pranuan që të bënin me noter asnjëlloj marrëveshje. Thjesht ne lekët ia dhamë në dorë.

Gjatë kësaj kohe duke qenë se e patë që u mashtruat ju vajtët në policinë e Elbasanit të denonconit?
Albert Boja ? Po, shkuam në policinë e Elbasanit, bëmë denoncimin për hallin që kishim.

Kur e keni bërë këtë denoncim?
Albert Boja ? Po bëjmë gati një muaj e pak.

Akoma nuk keni asnjë përgjigje?
Albert Boja ? Jo!

Nëpërmjet kamerës së fshehtë dalin në pah sesi bëhen pazaret nëpërmjet sekserit dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë të ikin jashtë për të fituar më tepër të ardhura.

Sekseri ? Tani thashë e si ta bëj unë? Më thuaj 70 veta tani me mirëbesim të këtij.
Sekseri ? Tani si do ta bëj unë ty? Ky është ndryshe.
Sekseri ? Si do ta bëj unë këtë veprim?
Sekseri ? Nejse, ja e bëmë, por a do kem unë kujdes se ky muhabet do të dalë.
Sekseri ? Kush të regjistroi ty? Filani. Po kush është filani? Se të gjithë ju jeni çuna të një zone.
Sekseri ? Po gjithë zona atje merret vesh. Do të dali muhabeti, o burrë.
Sekseri ? Tha, po sa ke bërë? Unë për vete dua 500 euro.
Sekseri ? 50 euro i dua unë është kafja ime. Të vij unë vërdallë.
Qytetari ? Normal, ajo është?
Sekseri ? Me qenë me sinqeritet, nuk dua unë.
Qytetari ? Edhe unë me qenë, jo vetëm ti.
Sekseri ? Me të thënë ty?
Qytetari ? Është angari, o burrë.
Sekseri ? 50 euro i dua unë. A fitoj, a nuk fitoj është puna ime. Ç? rëndësi ka kjo? Ajo nuk të intereson ty.
Qytetari ? Puna është të bëhet puna.
Sekseri ? Pjesa tjetër u kalon atyre tek zyra, sesi i ndajnë ata sërish mua nuk më intereson. Mua më intereson pjesa, që të mbarojmë punë e të ikim. Edhe unë dal i nderuar edhe ai tjetri që ka hedhur ato lekë do të iki.
Sekseri ? Atë muhabet që thua ti nuk të ndihmoj dot unë.
Sekseri ? A, do ...