Ora News – Drafti për financat vendore, Çuçi: S’do kalojë pa mbështetjen e Bashkive

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiakët e mjatë dhe të djathtë si dhe Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, diskutuan në mbledhjen e Këshillit Konsultativ draftin për financat vendore. Ministri Çuçi u shpreh se ky ligj pritet të miratohet në këtë sesion parlamentar, por duke marrë më parë mbështetjen e Bashkive. Ndërsa kryebashkiku i Tiranës, Erion Veliaj, bëri propozimet e tij mbi këtë projektligj.
Mblidhet për herë të parë Këshilli Konsultativ i pushteti lokal dhe atij qëndror për diskutuar mbi draftin e ligjit te ri per financat vendore.
Ministri, Bledi Çuçi, u shpreh se ky ligj pritet të miratohet brenda kësaj legjilature në Kuvend, ndërsa garantoi Kryebashkiakët e majtë dhe të djathtë që nuk do të kaloj pa miratim asnjë ndryshim ligjor që nuk merr mbështetjen e Bashkive.
Çuçi: Do i nënshtrohet diskutimeve, do miratohet në qeveri, qeveria e dërgojë në parlament dhe shpresojmë që brenda këtij parlamenti ta miratojmë. Që çdo gjë që ka secili nga aktorët pjestarë të qeverisë vendore apo qëndrore, të ezaurohet në një dialog konstruktiv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drafti-per-financat-vendore-cuci-sdo-kaloje-pa-mbeshtetjen-e-bashkive/