Report TV - Brenda banesës luksoze të grabitësve të Qafë Kasharit

  • 7 years ago
TIRANE-Report Tv ndodhej sot në disa prej banesave të grabitësve të 3.2 milionë dollarëve pranë Qafë Kasharit.

Pavarësisht se ishin në kërkim autorët e grabitjes së parave pranë Qafë Kasharit bënin një jetë luksoze.

Koka e grupit kriminal që aktualisht ndodhet në kërkim nga policia e shtetit, Admir Murataj jetonte në një vilë luksoze në Prezë.

Vila 2-katëshe ku jetonte Murataj me origjinë nga Tropoja, ruhej me kamera sigurie dhe sistem alarmi. Brenda saj vihet re arredimi luksoz me orendi tërësisht të reja. Oxhak, televizor dhe dhoma e ndenjes me orendi të reja. Po kështu edhe dhoma e fëmijëve. Sic duket edhe nga video e policisë Admir Murataj e ka të mobiluar bukur vilën e tij 2-katëshe.

Recommended