Kënd i ri lojërash në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e mërkurë, të gjithë fëmijët që jetojnë në njësinë 5 në Tiranë, do të kenë më shumë mundësi për argëtim. Kjo është pamja që të ofron sot ky kënd lojërash, i cili prej vitesh ishte lënë në harresë.?Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t?i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre. Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit.?Veliaj tha se teksa ndërtohen këndet e lojërave, puna do të vijojë edhe përmirësimin e fasadave të pallateve.?Kemi bërë parqe lodrash të mëdhenj si ai te Liqeni, por jo çdo fëmijë mund të largohet nga shtëpia dhe të kalojë disa orë atje. Është më mirë kur këto kënde janë poshtë pallateve. Ndaj, do të vazhdojmë që disa nga fasadat e qytetit t?i kthejmë në piktura për fëmijët, që të ketë më shumë argëtim. E di që fasada nuk është gjithçka, por krijon atmosferë, e bën komunitetin të duket më i pastër, e bën lagjen më estetike, gjithashtu na jep kënaqësi që të kalojmë edhe më shumë kohë me njëri-tjetrin. Kështu që, nuk kemi bërë vetëm një kënd lodrash, por kemi bërë një hapësirë për komunitetin.?Bashkia ka ne plan qe te ndërtoje ambiente argëtimi edhe ne zonat rurale.