Report TV - Bien fitimet e kompanive shtetërore vetëm 84 milionë lekë në 2016

Report TV

by Report TV

4 views
Viti 2016 shënon një rënie drastike të fitimeve që kompanitë në pronësi të shtetit kanë derdhur në buxhetin e shtetit. Report TV ka zbardhur fitimet e derdhura në buxhet nga 9 kompanitë kryesore shtetërore, ku bëjnë pjesë portet, Operatori i Transmetimit të Energjisë, Enti Rregullator i Ujit apo Shtypshkronja e Letrave me Vlere.

Deri në fund të nëntorit të vitit të shkuar, kompanitë shtetërore kanë derdhur në total vetëm 84 milionë lekë fitime, afërsisht 800 mijë dollarë. Shifra është rreth 8 herë më e ulët se në fundin e vitit 2015, kur këto kompani kanë derdhur një fitim total prej 529 milionë lekësh, rreth 5 milionë dollarë.