Në prag të 18 shkurtit - Basha me të rinjtë: Ndryshimi po vjen, protestojmë për të drejtat tona

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mes dhjetëra profesionistësh të rinj, kreu demokrat, Lulzim Basha, u kërkoi atyre të bëheshin pjesë e protestës për të shkundur shoqërinë nga përgjumja dhe letargjia. Basha tha se të rinjtë duhet të japin mesazhin e shpresës dhe të sjellin erën e ndryshimit në vend, ndërsa siguroi se hapja e partisë demokratike ndaj të rinjve do të vazhdojë. Mes të rinjve profesionistë, ishte edhe Rudina Hajdari, vajza e njërit prej themeluesve të Partisë Demokratike, Azam Hajdari.
Në prag të protestës së 18 shkurtit, Lulzim Basha u kërkoi profesionistëve të rinj të bëheshin pjesë e ndryshimit si dhe i ftoi të protestojnë për të luftuar pabarazinë dhe varfërinë dhe për të marrë fatet e tyre në dorë duke marrë shembull nga populli rumun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-te-rinjte-ndryshimi-po-vjen-protestojme-per-te-drejtat-tona/