Ora News – Fundjava e kulturore, aktivitete dhe shfaqje premierë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë artëdashësit nuk duhet të largohen këtë fundjavë nga kryeqyteti. Një axhendë e pasur kulturore ofrohet këtë fundjavë me premiera në teatër, ekspozita dhe koncerte.
Mos u largoni këtë fundjavë nga kryeqyteti, qëndroni dhe bëhuni pjesë e aktiviteteve të shumta kulturore.
Në Tetarin Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? bashkëpunimi mes regjisorëve Kiço Londo, Ina Morinaj dhe Ledian Gjeci do të ngjisë në skenë premierën ?Çfarë pa kryeshërbëtorja?? Vepra ështe një provokim dhe shtron disa tema.
Nuk duhet humbur interpretimi i shkëlqyer i aktorit, Robert Ndrenika, i cili është kthyer në Tetarin e Metropolit me komedinë ?Mendohu Xhakomino?. Vepra vjen nën regjinë e Milto Kutalit, ndërsa në role janë angazhuar aktorë të njohur si Arben Derhemi, Marjana Kondi etj.
Në Teatrin Kombëtar kthehet sërish ?Familja Tot?, familje e ngjashme me atë shqiptare, me regjisore Andia Xhungën. Tragjikomedia rikthehet pas suksesit të vitit të kaluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/fundjava-e-kulturore-aktivitete-dhe-shfaqje-premiere/