Zgjedhjet, Bylykbashi: Shtyrja e mandatit të komisionit, farsë e PS

  • 7 years ago
Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi e cilëson farsë kërkesën e socialisteve për të shtyrë edhe me 30 ditë mandatin e këtij komisioni. Sipas tij zgjatja e afatit nuk do t?i shërbejë zgjidhjes së problemeve kryesore, që kanë të bëjnë me shit-blerjen e votës.
Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore: Propozimi i zotit Balla nuk është veçse një farse, kur thelbi i reformës është vrarë. Shtyrja e afateve si shërbejnë asgjësë kur problemet kryesore nuk janë të zgjidhura, për çfarë do i shtyjë afatet për të siguruar që formularët e deklarimit të financimeve të partive apo çështje minore do jenë më të sakte, kur problemi kryesor është shitblerja e votes, me paratë e krimit dhe drogës
Por ndryshe nga kreu i OSBE-së, që e cilëson të pamjaftueshme kohën për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, Bylykbashi thotë se ekziston mundësia për eksplorimin e të gjitha zgjidhjeve në mënyrë që në 18 qershor të votohet e numërohet elektronikisht.
Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore: Ky proces duhet të hapet ligjërisht dhe të eksplorohen zgjidhjet që ofrohen. Ekspertet ndërkombëtare thonë se zgjidhjet teknologjike ekzistojnë brenda kohës, nëse themi që s?ka kohë konkluzioni është vetëm një: s?duan zgjidhje.
Konsensusi duket larg. Por a rrezikohet të shkohet në 18 qershor me kodin e vjetër zgjedhor?
Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore: Është një çështje që mbetet ende për tu parë së çfarë po rrezikojmë...
Teksa opozita e cilëson të panegociueshëm kushtin e saj për votim, numërim dhe identifikim biometrik, maxhoranca nga ana tjetër e ka cilësuar alibi për humbjen e demokratëve në zgjedhje.

Ndërsa nga Brukseli, thirrjet që vijnë janë ato për gjetjen e një marrëveshje për rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Chat Conversation End