Ora News – Transporti publik, 14 autobusë të rinj për linjën e Unazës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për ti garantuar qytetarëve transport publik nga qëndra në periferi, Bashkia e Tiranës do të zgjerojë linjat dhe do të shtojë numrin e mjeteve. Për Linjën e Unazës që ka edhe më tepër fluks, janë shtuar 14 mjete të reja, ndërsa ky shërbim do të pajiset me GPS për të kontrolluar oraret. Kryebashkiaku Veliaj tha se për transportit publik nis sistemi i pikëzimit.
Tirana e madhe do të mbulohet me transport publik. Bashkia e Tiranës parashikon shtim të flotave të autobusëve urban, korsi të dedikuara si dhe teknelogjinë që pritet të sjell një mënyrë krejtësisht të re për funksionimin e tyre siç është bileta elekronike.
Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe objekteve, Veliaj është i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për tu bërë për të pasur një transport publik me standarde.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/transporti-publik-14-autobuse-te-rinj-per-linjen-e-unazes/

Category

📺
TV

Recommended