Ora News – Thirrja e Bashës: 18 shkurtin ta bëjmë si në Rumani, radha e shqiptarëve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur mobilizimin e rinisë për protestën e 18 shkurtit. Pas takimit me të rinjtë e degës 2, Basha tha se kjo qeveri ka persekutuar shqiptarët dhe është koha që njerëzit të marrin në duar fatin e tyre, duke paralajmëruar skenarin e protestave në Rumani.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me Forumin Rinor të njësisë numër 2, paralajmëroi skenar si në Rumani për protestën e thirrur në 18 shkurt.
Basha tha se shqiptarët do të ngrihen për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit dhe për të garantuar zgjedhjet e lira.
Basha: Ku ngrihen qytetarët, ku ngrihet rinia nuk ka qeveri të korruptuar e të inkriminuar t?ju bëjë ballë. E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër papunësisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, kundër arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni si rruga e vetme.
Rinia është e persekutuara kryesore e këtyre katër viteve. Sepse këtu është ngritur një sistem antivlerash, ku krimi dhe krimineli bëjnë përpara, bëhen deputetë, bëhen kryetarë bashkish, bëjnë para e katandi, ndërsa rinia, intelektualët, të mençurit detyrohen të shkojnë në emigracion. Kjo duhet të marrë fund, këtë e kanë në dorë qytetarët e ka në dorë rinia.
18 shkurti sipas kryetarit të Partisë Demokratike është fillimi i një vale protestash popullore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-bashes-me-18-shkurt-te-ndryshojme-fatin-e-vendit/

Recommended