“Shqipëria pa armë”, Tahiri kërkon ndihmën e komuniteteve fetare

RTV KLAN

by RTV KLAN

6 views
Shqipëria pa armë këtë herë është zhvendosur në Shkodër. Nga Dajçi ministri i brendshëm Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e komuniteteve fetare. Sipas tij ata kanë rol kryesore në këtë proces mjaft të rëndësishëm.

Për Arqipeshkvin e Shkodrës, Angelo Massafra, mënyra e vetme që njerëzit të mos mbajnë armë është që shteti të bëhet më i fortë dhe t?i mbrojë ata.
Policia bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 27 arme, 36 predha antitank dhe 7800 fishekë.