Report TV - Kapshticë, sekuestrohen 32 kg kanabis, arrestohet 56-vjeçari

  • 7 years ago
KAPSHTICË-Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar këtë të hënë, 32 kg kanabis sativa. Si posedues i kësaj lëndë narkotike është vënë në pranga një 56-vjeçar. I arrestuari është Mustafa Molla, 56 vjeç, banues në Tiranë.

56-vjeçari është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip ?Peugeot? me targa AA546NS.

Nisur nga dyshimet e shfaqura ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e dyshemesë, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit konkretisht në një vend të modifikuar (midis sediljeve) u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 31 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 32 Kg kanabis.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se Mustafa Molla kishte si destinacion Turqinë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: ?Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë? .