Ekzekutimi mafioz në familjen shqiptare në Athinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ekzekutimit mafioz të gruas në familjen shqiptare në Athinë, ka ndërruar jetë dhe bashkëshorti 53-vjecar. Të dy u qëlluan me armë zjarri nga persona të maskuar të cilët kishin hyrë në banesën e tyre për ti grabitur.Policia dyshon se autorët janë të njohur të familjes. Televizioni Alfa ka kontaktuar me motrën e 53-vjeçarit e cila pohoi se ?ishte vjedhje e sigurt. Ishte dikush i njohur i familjes. Mund të ketë qenë ndonjë shok. Paratë, vëllai im i kishte vënë mënjanë për fëmijën e sëmurë. Ai punonte shumë?.Personi i fundit i cili pa vrasësit ishte i biri 28-vjeçar. Fatkeqësisht, 28-vjeçari nuk mund të ndihmojë autoritetet e policisë, pasi është i sëmurë me prapambetje mendore.?Nuk prisnim njeri të vinte në atë orë. Ishim duke fjetur?, ka thënë vajza 17-vjeçare për policinë. Ajo deklaroi se autorët e krimit kishin fytyrën e mbuluar, u fsheh dhe telefonoi policinë.Babai i familjes punonte në ndërtim, e ëma kujdesej për djalin e sëmurë me aftësi të kufizuara. Familja me katër anëtarë mbahej në lagje si një familje e qetë.Sipas vajzës 17-vjeçare vrasësit përsërisnin disa herë në shqip ?lekët, lekët?. Policia po heton mbi personat në ambientet familjare dhe të punës së babait.