Ora News – Bashkëshortja e Agollit zbulon disa detaje nga ditët e fundit të shkrimtarit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në momentin e fundit të përcjelljes së shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, bashkëshortja e tij, Sadije Agolli kujtoi momentet e fundit të tij.
Ajo premtoi se i ka lënë shumë gjëra mbrapa dhe kjo ishte një arsye që të bëhej e fortë.
Sadije Agolli: E kam shumë të vështirë. Nuk besoja deri në fund se do të vdiste. Ditët e fundit e shihja se me zor merrte frymë dhe prapë se besova. Mendoja se ai do të jetonte. E donte jetën në çdo grimcë të saj. Thoshte hiqe perden, dua të shoh rezet e diellit. E hapja perden. E ndriçonte pjesë pjesë.
I thosha më duket se duke besuar natyrën, po kthehesh në gjakun tënd, në bektashizëm. Ata besojnë në çdo gjë, në fijen e barit dhe në gurë, në çdo gjë. Kam një detyrë edhe më të vështirë dhe duhet të bëhem e fortë. Më ka lënë shumë shumë gjëra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkeshortja-e-agollit-zbulon-disa-detaje-nga-ditet-e-fundit-te-shkrimtarit/

Recommended