Ora News – Boks, Uldedaj triumfon me fitore bindëse ndaj gjeorgjianit Tevdorashvili

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT

Boksieri 19 vjeçar shqiptar Jurgen Uldedaj që bokson për klubin e mirënjohur Gjerman SES Boxing, ka triumfuar me një fitore bindëse me TKO në raundin e 3-të ndaj kundërshtarit nga Gjeorgjia, Georgi Tevdorashvili, 29 vjeçar dhe me shumë eksperiencë në boksin profesinist, me 52 ndeshje të zhvilluara dhe me bilanc pozitiv.
Një fitore spektakulare në Maritim Arena, duke i shkaktuar 2 knock-downe dhe duke e detyruar kundërshtarin të tërhiqet në fund të raundit të 3-të.
Kjo është fitorja e 5- të radhazi për supertalentin shqiptar të boksit profesionist, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt titujve Europian dhe botëror të peshës Cruiser.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/boks-uldedaj-triumfon-me-fitore-bindese-ndaj-gjeorgjianit-tevdorashvili/

Recommended