Ora News – Dedja kërkesë ambasadës së SHBA: Pse iu refuzua viza Besnik Imerajt?

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i është drejtuar me një kërkesë ambasadës amerikane në Tiranë ku kërkon sqarime për anulimin e vizës për anëtarin e kësaj Gjykate, Besnik Imeraj.
Sipas letrës, nga deklarimet e zt.Ymeraj, konsullata amerikane e ka lajmëruar më 26 janar 2017 se i është komunikuar revokimi i vizës, datë që përkon edhe me njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë se u ishin revokuar vizat një sërë gjyqtarëve dhe prokurorëve në nisje të procesit të Vettingut.
?Në mbështetje dhe respektim të plotë të statusit të veçantë dhe protokollar që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese gëzon, z.Besnik Imeraj ka qenë mbajtës i një vize të lëshua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikdës, me afat përdorimi deri në vitin 2018. Sipas zt.Imeraj, me datë 26.01.2017, i është komunikuar nga Shërbimet e Konsullatës të Ambasadës, revokimi i vizës, duke mos i dhënë asnjë arsye mbi këtë veprim?, thuhet në letrën e publikuar nga Opinion.al.
Nëse në deklaratën e parë për këtë çështje, ambasada amerikane në Tiranë nuk e kishte përcaktuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për refuzimin e vizës, në deklaratën e një nate më parë, ambasada thotë se viza u është refuzuar 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dedja-kerkese-ambasades-se-shba-pse-u-refuzua-viza-per-besnik-imerajn/