Report TV - Opozita bllokon foltoren, Tahiri-Berishës: Thuaj Shkëlzenit të shkojë të dëshmojë

  • 7 years ago
Ajo që ndodh në këtë sallë, është shembulli i Shqipërisë së fjalëve, përballë asaj që ndodh jashtë sallës, që është Shqipëria e punës, që ka të bëjë me njerëzit e vërtetë, me hallet e vërteta. Dhe që ajo që deklaroni ju këtu, në këtë foltore, nuk ka pikën e lidhjes me atë që kanë nevojë vërtetë shqiptarët. Aty lart janë disa studentë që vijnë këtu me pretendimin për të dëgjuar ?kokat e kombit? se ç?do të thonë në Parlament ? e dëgjojnë vetëm vrerë, llum, akuza e shpifje.

Mirë se erdhe, shembulli më ekzemplar i këtij Parlamenti për shpifjet dhe për akuzat, bravo të qoftë! Por ?bëmë baba të të ngjaj?, thuaji tët biri të shkojë atje në Komision Hetimor e të përgjigjet për çfarë i takon, për çfarë ka bërë me llogarinë tënde, në lëkurën tënde dhe me firmën tënde kur ke qenë kryeministër. Kësaj i thonë ?bëm baba të të ngjaj!?. Ndaj shko vetë atje jep llogari, lër dhe tët bir të japë llogari.

Kjo është Shqipëria që nuk duan shqiptarët. Dhe kjo nuk është arsyeja përse ata të rinj që janë atje lart e shumë të tjerë që kanë ardhur këtu kanë nevojë të marrin model.
Jashtë kësaj salle ka shqiptarë normalë, që presin të dëgjojnë këtu problemet reale dhe zgjidhjen reale. Dhe këtu për gjithçka tjetër flitet përveçse për një gjë: për Reformën në Drejtësi.

Po ç?Parlament është ky që nuk flet për drejtësinë, kur e gjithë Shqipëria zien për padrejtësinë, për pandëshkueshmërinë, për pabarazinë e qytetarëve përpara ligjit?
Ç?parlament është ky që nuk flet për drejtësinë?! Ç?parlament është ky që vjen ndytë këtë foltore me shembullin më të keq sesi duhet të jetë politikani.