Report TV - Propozo deputetin tënd,çudia e PD 'Rama mund të propozojë Berishën'

  • 7 years ago
Prej disa muajsh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përpjekjen e tij për të hapur partinë e për të bashkuar rreth saj qytetarët ka deklaruar hapjen e partisë për këdo që do ti bashkohet kësaj force politike.

Kjo është normale për një forcë politike në opozitë e që do të vijë në pushtet ndërsa artikulon akuza të forta për kriminalizim të qeverisjes, për korrupsion të lartë apo gjendje të vështirë ekonomike të shqiptarëve.

Por para zhvillimit të zgjedhjeve qytetarët duhet të njihen me programin dhe kandidatët për të cilët do të votojnë.

Në këtë drejtim kryetari Basha sa i përket programit ka zhvilluar një fushatë takimi me qytetarët dhe degët e partisë në bazë ndërsa për kandidatët njoftoi një tjetër iniciativë.

Përmes internetit çdokush mund të propozojë kandidatët për deputetë të PD, e ku më pas parashikohet që votat e qytetarëve të përcaktojnë edhe pritshmëritë për kandidatët e mundshëm.

Por me një klikim të thjeshtë kushdo, adresën zyrtare të internetit në pd.al në hapësirën PROPOZO DEPUTETIN TËND gjithkush mund të propozojë gjithkënd mjafton të shënojë një emër, qoftë edhe jo të vërtetë një numër telefoni ku edhe ky mund të mos jetë i vërtetë dhe propozimi futet në sistem.

Category

📺
TV

Recommended