Report TV - Tërmeti në Urën Vajgurore, banorët: U drodh toka, dolëm me shpejtësi

Report TV

by Report TV

2 views
Tërmeti që ra ditën e djeshme në Urën Vajgurore ka sjellë edhe dëme materiale në disa banesa.

Për këtë arsye është ngritur paraditen e së shtunës një grup pune, i cili ka nisur të verifikoj në terren dëmet e tërmetit.

Prefekti i Beratit Fadil Nafusi, kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore Julijana Memaj, së bashku me specialistë të fushës dolën në terren për të verifikuar rastet e raportuara pas tërmetit.

Grupi i punës inspektoi nga afër një banesë në qendër të qytetit, e cila për shkak të vjetërsisë së saj kishte pësuar plasaritje si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.

Kryetarja e bashkisë, Juljana Memaj sqaroi se dëme janë raportuar në fshatrat Krotinë, Bistrovicë, Cukalat, ku banesa relativisht të vjetra janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit.

Edhe Prefekti ka konfirmuar se pas vlerësimit të dëmeve do të dëmshpërblehen qytetarët. Ndërkohë banorët e Urës Vajgurore shprehen se kanë përjetuar momente paniku dhe ankthi si pasojë e lëkundjeve të tokës.