Ora News sjell pamjet e djalit të Klement Balilit në polici

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej orëve të para të mëngjesit në ambientet e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës ndodhet i shoqëruar djali i Klement Balilit, Jeton Balili.
Nëna e tij, Alma Balili në një prononcim për Ora News denoncoi policinë se kishte bërë kontrollin e banesës pa jë mandat dhe se i kishin marrë djalin pa asnjë shpjegim për ta shoqëruar në polici.
Ora News arriti të filmonte një moment djalin e Klement Balilit, kur ai i shoqëruar nga policia ka shkuar drejt makinës, në oborrin e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës për të marrë diçka.
Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit njoftoi se ka ndërmarrë një operacion kërkimi për arrestimin e Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafik e cila vepronte në disa vende të Europës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-sjell-pamjet-e-djalit-te-klement-balilit-ne-polici/