“Lista e zezë” e transportit publik - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Te gjithë operatoret e transportit publik ne Tirane qe nuk zbatojnë rregullat e kontratës te firmosur me Bashkinë e Tiranës, rrezikojnë te humbasin edhe licencën. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ne analizën vjetore te Agjencisë se Mbrojtjes se Konsumatorit theksoi se per te gjitha kompanitë e transportit publik ne Tirane, do te ketë nje sistem pikëzimi.

?Falë gjobave të AMK-së kemi transformuar mënyrën e bërjes së politikave të transportit në Tiranë. Kompanitë që kanë nisur të operojnë nga fillimi i këtij viti, vlerësohen në bazë të një sistemi pikësh. Gjoba ndikon në sistemin e pikëve, të cilat reduktohen deri në humbjen e licencës për një operator i cili nuk performon, për të cilin ka ankesa, që nuk jep biletën, që nuk ndalon në stacion, që ecën ngadalë apo kur nuk i punon kondicioneri, kur faturino pi cigare apo kur shoferi flet në telefon.?

Kryebashkiaku Erjon Veliaj deklaroi se te gjitha ato kompani qe nuk do te respektojnë rregullat e transportit publik do te futen ne listën e zeze, qe do te thotë se nuk mund te ketë me akses shërbimi ne Tirane.