Trump merr masa kundër terroristëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka lajmëruar masa të reja ndaluese për të mbajtur terroristët radikalë islamikë jashtë Amerikës. Ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në Pentagon pas ceremonisë së betimit të gjeneralit James Mattis, si sekretar i mbrojtjes. Trump nuk dha sqarime për masat e reja, por në një intervistë për mediat amerikane kishte thënë se të krishterët do të kenë prioritet para sirianëve që aplikojnë për statusin e refugjatit. Sipas planeve te tij, pritet te ketë kufizim te lëvizjeve dhe hyrjes ne SHBA per shtetasit qe vijnë nga 7 vendeve, Siri, Libi, Iran, Irak, Somali, Sudan dhe Jemen. Kreu i Shtëpisë se Bardhe deklaroi se ne SHBA do te pranohen vetëm ata që do të mbështesin vendin tonë dhe që e duan me të vërtetë popullin amerikan. Trump po ashtu nënshkroi edhe një urdhër ekzekutiv që kishte si qëllim ringritjen e ushtrisë nëpërmjet zhvillimit të një plani për avionë, anije e burime të reja. Gjate kesaj te shtune, presidenti amerikan ka ne axhende një sere bisedash telefonike, mes te cilave me kreun e kremlinit Putin, kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Hollande.