Report TV - Veliaj: Sistem pikëzimi për vlerësimin e operatorëve të transportit publik

  • 7 years ago
Operatorët e transportit publik në Tiranë do t?i nënshtrohen sistemit të pikëzimit si mënyrë kontrolli për respektimin orareve dhe plotësimin e kushteve për udhëtim normal të qytetarëve.

Pasditen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në analizën vjetore të punës së Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ku ndër të tjera tha se nuk do të tolerohet moszbatimi i kontratës nga ana e operatorëve.

Ai u shpreh se për çdo shkelje të vërejtur do të vendosen gjoba, të cilat përveç vlerës financiare, do të ulin kuotën e pikëve në sistemin e pikëzimit për operatorët.