Report TV - Lefter Koka thirrje të zgjedhurve vendorë:Merrni përgjegjësi për pyjet

  • 7 years ago
Në 94 -vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministri i Mjedisit Lefer Koka inspektoi pyllëzimin dhe rehabilitimin e një prej zonave të degraduara në Parkun Kombëtar ?Mali i Dajtit?. Ai gjithashtu përkujtoi edhe inxhinierin e parë të pyjeve në Shqipëri, Mete Shahun.

Në përkujtimin e ditës së pyjeve nuk munguan as kritikiat ndaj bashkive të vendit që ende nuk kanë marrë përgjegjësitë e përcaktuara me ligj për ngritjen e drejtorive pyjore.

Investimi në Parkun Kombëtar të Dajtit ka sjellë rehabilitimin e ish -gurores me sipërfaqe totale prej 18 hektarë. Pas rehabilitimit të tokës, është realizuar edhe pyllëzimi me mbi 2000 mijë copë fidanë të llojit pishë e zezë, akacie, blir. Investimi bën të mundur eliminimin e ndikimeve negative të shkaktuara nga aktiviteti në të shkuarën i guroreve në Parkun Kombëtar të Dajtit, i shpallur zonë e mbrojtur.

27 Janar u shpall si ?Dita e shërbimit pyjor shqiptar?, në kujtim të ditës së 27 Janarit të vitit 1923 kur u miratua ?Ligji i parë shqiptar i pyjeve dhe kullotave?. Në historikun e pylltarisë shënohet krijimi për herë të parë I Ministrisë së Pyjeve, në vitin 1951 ndërsa në 1959 do të hapej Fakulteti i Pyjeve, pranë Institutit të Lartë Bujqësor ku u diplomuan me mijëra specialistë të ekonomisë pyjore.