Ceremoni për Holokaustin në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ne Shqipëri nuk gjen as edhe një gjurme te vetme te çfarëdo diskriminimi kundër hebrenjve, për arsye se Shqipëria është nje nder vendet e rralla ne Evropën e ditëve te sotme, ku nuk ekzistojnë paragjykimi dhe konfliktet fetare, megjithëse vete popullsia shqiptare ndahet ne tri fe?. Është ky mbishkrimi ne pllakate ne parkun me te ri te Tiranës, i cili është përuruar këtë te premte nga Ministri i Jashtëm Bushati dhe ambasadori i izraelit, i cili i kushtohet miqësisë midis dy vendeve. Ne ditën e përkujtimit te Holokaustit, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se njerëzimi duhet te mësoje nga historia, ne nje kohe kur ne Europe është shtuar ekstremizmi i dhunshëm. Ministri i Jashtëm beri te ditur se masakra ndaj hebrenjve do te jene pjese e kurrikules mësimore ne mënyre qe te rinjtë te mësojnë se çfarë ka ndodhur ne te shkuarën. Kjo sipas Bushatit, ndihmon qe e shkuara te mos përsëritet.

Recommended