Report TV - Banesa iu shkatërrua nga pëmbytjet familja Canaj apel për ndihmë

  • 7 years ago
Nga banesa e familjes Canaj në Fushë Krujë kanë mbetur vetëm muret me lagështirë dhe orenditë e shkatërruara nga uji që vërshoi brenda shtëpisë, pak kohë më parë.

Pas përmbytjes së shtëpisë, Agim Canaj dhe bashkëshortja e tij lanë gjithcka kishin dhe u detyruan të gjenin një banesë me qera, pavarësisht kushteve të vështria ekonomike dhe problemeve shëndetësore. Në pamundësi për të riparuar banesën e shkatërruar, kryefamiljari Agim Canaj bën apel për ndihmë.

Kryefamiljari deklaron se pas përmbytjeve kanë marrë një dëmshpërblim prej 1 milione 800 mijë lekësh të vjetra, me të cilat nuk mundën të riparonin asgjë pasi i përdoren për pagesën e qerasë.