Report TV - Tiranë, përfshihet nga flakët një pallat te "Pazari i Ri"

  • 7 years ago
TIRANE- Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e "Pazarit të Ri" në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe forca.

Mësohet se nuk ka të lënduar nga zjarri, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri.