Kamenos: Fotoja e ushtarëve, pasojë e planit të Edi Rames - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë Panos Kamenos komenton ngjarjen e fotografisë së shtatë ushtarëve duke simbolizuar me duar shqiponjën shqiptare në qendrën ushtarake në Mesologi.Z. Kamenos tha se ekziston një plan i ringjalljes së nacionalizmit shqiptar, e shfaqur kohet e fundit me deklaratat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama për çamët. Ai shtoi se do të hetohet ky ?fenomen fatal? nëse prania e shtatë ushtarëve shqiptarë në një kapanon është e rastësishme apo e qëllimshme.Z. Kamenos ka folur në një lidhje telefonike për televizionin Antena në emisionin e mëngjesit ?Mirëmëngjes Greqi?, ku është shprehur se në mënyrë kategorike këto fenomene nuk duhet të ndodhin në Forcat e Armatosura dhe është i vendosur të bëhet kërkim i detajuar dhe me urdhër të tij të jepet dënimi maksimal për shtatë ushtarët shqiptarë.Dënimet do të jepen bazuar në Kodin Ushtarak, duke thënë se gjatë kohës së kryeministrit Simiti është kryer grekëzimi i shqiptarëve në mënyrë të pakontrolluar dhe për arsye elektorale.A ka përfunduar me fjalinë ?Kush nuk ndihet grek, mirë do të ishte të kthehej në Atdheun e tij?.