Report TV - PD: Peza e ka pagën 10 mijë € apo 80 mijë Lekë, a i ka paguar taksat?

  • 7 years ago
Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës që të shpjegojë pasurinë e deputetit Alfred Peza, nëse merrte 10 mijë euro në muaj, apo 80 mijë lekë sa thotë gjykata?

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër.

"Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qenë i adhuruar për këtë.

Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj.

A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj.

Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?' deklaron PD.