Ora News – Nëna me pesë jetimë apel për ndihmë, kërkon strehë e punësim

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëna e 5 fëmijëve në Lapardha të Beratit apelon për ndihmë, pasi jeton në kushte te mjerueshme. Vetëm me pensionin e paaftësisë, gruaja duhet të ushqejë veten dhe fëmijët. Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo jeton në një shtëpi gjysëm të rrënuar në kushte ekstreme.
Një grua kryefamiljare që jeton vetëm me të ardhurat e një pensioni paaftësie jeton në kushte të mjerueshme me pesë fëmijët e saj.
Të ftohtin e ditëve të fundit, Mimoza Shkurti, banore e fshatit Lapardha në Berat, po e kalon në një banesë pothuajse të rrënuar, që të afërmit ia kanë lënë në përdorim.
Nëna e 5 fëmijëve rrëfen se pas vdekjes së bashkëshortit, jeta e saj mori të tatëpjetën.
Mimoza Shkurti: Burri nuk është, ka 10 muaj që ka vdekur. Më ka lënë fëmijët e sëmurë, kam 5 fëmijë. Jam pa shtëpi. Jemi ngrohur me shkarpa.Me borxhe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nena-me-pese-jetime-apel-per-ndihme-kerkon-strehe-e-punesim/