Report TV - Tensionet Kosovë-Serbi, Dade: Provokim, dëmtojnë stabilitetin!

  • 7 years ago
Ngjarjet e fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë dhe deri te treni ilegal serb me mbishkrimin 'Kosova është Serbi' kanë qenë pjesë e diskutimit mes shumicës dhe opozitës sot në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade u shpreh se aktet e Serbisë janë provokim, ndërsa shtoi se po ndjekim me shumë shqetësim atë që po ndodh në Kosovë.

"Ngjarjet e fundit provokative, janë akte që do të mbajnë vëmendjen e komisionit dhe për këtë arsye kemi një seancë të posaçme me ambasadorin shqiptar në Kosovë.

Mbetemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë së bashku me ata që mbështesin integrimin e Ballkanit për të mos lejuar kthimin pas të asaj që është arritur në Kosovë.

Ngjarjet në Kosovë janë shqetësuese, të dëmshme për stabilitetin në rajon" deklaroi Dade.