Bulqiza paralizohet nga akulli - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse temperaturat ekstremisht te ulëta janë larguar, ne Bulqizë nuk ka ndryshuar asgjë. Temperaturat në këtë qytet janë -10 gradë celsius, duke krijuar akull në të gjitha akset kombëtare dhe rurale. Policia e qarkullimit rrugor nuk ka lejuar qe te lëvizë asnjë automjet pa zinxhir, pasi mundësia e aksidentit është në çdo moment. Firmat borëpastruese vijojnë punën ne aksin, Bulqize-Peshkopi dhe Bulqize- Tirane, për largimin e akullit dhe kriposjen e rrugës. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Dibra. Shumë fshatra janë ende të izoluar. Ashtu si në Bulqizë edhe në Peshkopi, ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Moti i ftohte dhe reshjet e dëborës ndërkohe pritet te rikthehen ne fillim te javës tjetër.

Recommended