Report TV - PD: 4 ton drogë në vetëm 10 ditë alternativa e vetme e Ramës

  • 7 years ago
Drejtori i departametit të sigurisë në selinë blu, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në vetëm 10 ditët e para të këtij viti janë kapur dhe sekuestruar afërsisht 4 ton e gjysmë drogë.

Sipas tij, ky fakt tregon se edhe këtë vit droga është alternativa e vetme e qeverisë Rama dhe e ministrit Tahiri.

Duke bërë një përmbledhje të sasisë së sekuestruar gjatë këtyre ditëve të fundit, Alibeaj akuzon kryeministrin Rama dhe Tahirin se i ofrojnë lehtësi për ta transportuar drogën jashtë vendit.

?Në 10 ditët e para të këtij vitit, rreth 4 ton e gjysëm drogë, kanë kaluar përmes kufinjve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Këto të dhëna tronditëse, dëshmojnë qartë se karteli qeveritar i drogës vazhdon pa ndalesë aktivitetin, dhe qeveria, Rama e Tahiri, i ofrojnë atyre rregullisht lehtësitë për ta transportuar brenda vendit, e për të kaluar kufinjtë tanë?, u shpreh Alibeaj gjatë një konference për shtyp.

Recommended