Report TV - Tirana mbulohet nga bora, ja pamjet magjike nga kryeqyteti

  • 7 years ago
TIRANË- Edhe Tirana zbardhet nga bora.

Reshjet e borës janë rikthyer në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Bora ka qenë prezente gjatë gjithë pasdites, por me intensitet të ulët, ndërsa orët e mbrëmjes reshjet kanë qenë më intensive, duke zbardhur rrugët e kryeqytetit.

Për Tiranën ky është një fenomen natyror i rrallë, dhe qytetarët e presin me entuziazëm.