Kur me zbret nga shtegu i zallit

  • 7 years ago
Teksti. Zaho Balili
Libri. Paskan celur manushaqet
Kendon. Lot kurbeti

Brenda syrit një copë qiell
Kur më zbret nga shtegu i zallit
Leni moj, bijë e çobanit
më shkoje përpara stanit
marrosje mua të marrin.
Vetullat pres jatagani
inatin hanë me ballin
shushunjë lozin me diell
ai nishani në faqe
i vogël si pikë vese
brenda syrit një copë qiell
lermë ta puthë se më plase.