Report TV - Tiranë, forumet politike bashkë në protestë: Lironi Ramushin!

  • 7 years ago
Forumet politike dhe Shoqëria Civile janë bashkuar për herë të parët të gjithë duke protestuar për disa minuta përpara Ambasadës Franceze në Tiranë për lirimin nga paraburgimi të kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj.

Në protestë ishin drejtuesit e forumeve politike të FRESSH, LRI, FRPD, Klubi i Patriotëve të Rinj Shqiptarë dhe Forumi Rinor i Partisë Fryma e Re Demokratike.

Të rinjtë i bënë thirrje Francës që të lirojë sa më parë Haradinajn, pasi duke mbajtur në burg atë përdhos luftën e UÇK.

Nuk munguan edhe thirrjet për ndërprerje të cdo marrëdhënie me Serbinë deri në momentin që të tërheqë urdhër- arrestet për luftëtarët e UÇK.

Ish- kryetarja e FRESSH, Jozela Koka u shpreh ndër të tjera se "Jemi mësuar duke dëgjuar Europën të na vendosë kushte për integrimin, sot i kërkojmë Europës të plotësojë kriteret duke liruar Haradinajn.

Recommended