Kapet 2.3 kilogramë heroinë në traget - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekuestrohet një tjetër sasi prej 2.3 kg heroinë në portin e Durrësit. Një burrë e një grua janë kapur në flagrancë në tragetin e linjës Durrës-Bari, teksa po tentonin të trafikonin lenden narkotike drejt vendit fqinj. Të arrestuarit janë Bashkim Hasani 67 vjeç dhe Laureta Lama 38 vjeçe, miq me njëri-tjetrin, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre u bë nga policia Kufitare në Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se këta persona do të trafikonin drogën e forte. Pas kontrollit në dhomën e tragetit ku ishin vendosur dy të arrestuarit, blutë e Durrësit gjetën drogën e fshehur në çantën e dorës së Laureta Lamas. Heroina ishte e ndarë në katër pako.Të tre të akuzuarit janë nga Tirana.

Category

📺
TV

Recommended