Ora News – Ngrijnë tubacionet, qytetarët ankohen për mungesën e ujit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qindra depozita dhe tuba uji kanë ngrirë si pasojë e temperaturave të ulëta që përfshinë kryeqytetin. Qytetarët ankohen se po vuajnë mungesën e furnizmit me ujë ndërsa bashkia premton veshje të tubacioneve nëpër pallate. Gjatë inspektimit të një rrjeti ujësjellësi, kryebashkiaku Veliaj ka njoftuar se UKT do të përballojë kostot e ndërrimit të matësve të ujit të dëmtuar.
Temperaturat nën zero kanë sjellë edhe problemet e para për banorët e Tiranës. Këta të fundit ankohen se si pasojë e ngricave kanë ngrirë tubat e ujit ndërsa prej ditësh vuajnë këtë problem.
Banor: Jo nuk kemi ujë, që kur ka filluar ngrica
Banor: Kanë plasur tubat, depozitat. Yzberishti ska ujë, herë herë edhe drita
Nga ana tjetër e njohur për këtë problem Ujësjelës Kanalizime Tiranë ka premtuar se do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për ndërrimin e matësve të ujit të dëmtuar nga ngricat.
Veliaj: Kam lënë porosi si aksioner kryesor i UKT, që ndërmarrja të përballojë me shpenzimet e saj zëvendësimin e të gjithë sahatëve në qytetin e Tiranës, që asnjë prej banorëve të mos impaktohet në xhepin e vet dhe financat e familjes për kushte të natyrës. Kjo do të jetë diçka që do të kompensohet nga xhirot dhe të ardhurat e ndërmarrjes, çdo qytetar duhet të jetë i qetë për këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ukt-do-nderroje-falas-matesat-e-demtuar-nga-akulli/