Report TV - Shpërblim për punonjësit e OSHEE e OST, punuan duke rrezikuar jetën

  • 7 years ago
KUKËS - Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka falënderuar punonjësit e OSHEE-së dhe OST-së në Kukës për gatishmërinë e shprehur në situatën e emergjencës.

Kukësi ka pasur probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike, për shkak të motit të keq dhe punonjësit e OSHEE-së dhe OST-së kanë qenë pa pushim në detyrë për të ndrequr avaritë, disa herë duke rrezikuar edhe jetën.