Report TV - Reforma zgjedhore, poropozimi i LSI: Kërkojmë lista të hapura

  • 7 years ago
Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet nesër, ndërsa Report Tv ka zbardhur propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në dokumentin e propozimeve të LSI është kërkesa për lista të hapura ndërsa kërkohet transparencë financiare e partive në zgjedhje.

LSI gjithashtu kërkon të forcohet ndëshkimi për cilindo që shet, blen votën dhe e fotografon atë.

LSI propozon që KQZ të hiqet si shkallë e parë e shqyrtimit të ankesave zgjedhore. Qëllimi është shmangia e ankimit administartiv në KQZ dhe ankimi drejtpërdrejt nga çdo subjekt në Kolegjin Zgjedhor.

Recommended