Humb jetën 28-vjeçarja në aksident - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident tragjik i ndodhur gjate natës ne Laprake i mori jetën nje vajze te re. Përplasja mes dy mjeteve ka qene fatale. Por aksidenti mund të ishte shmangur nëse automjeti tip Golf 5 do të kishte respektuar semaforin. Vizion Plus ka siguruar videon ekskluzive nga kamerat e sigurisë. Siç shihet nga pamjet, ora shënonte 00:36 të mëngjesit të kësaj të enjte dhe të drejtën për të kaluar e ka pasur automjeti tip xhip që udhëtonte drejt sheshit Shqiponja. Por drejtuesi i mjetit golf është futur ndërsa semafori ka qene i kuq. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan kalimtarë të rastësishëm për t?i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve. 28-vjecarja që udhëtonte së bashku me mikeshën e saj dhe shtetasin Ervin Bixhi gjeti vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi në flagrancë 26-vjecarin i cili në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë i lënduar nga kjo përplasje mbeti edhe drejtuesi i mjetit tip xhip, i cili është edhe efektiv policie në kryeqytet.