Report TV - Speciale/ Rrëfimi i veçantë i artistit Shkëlzen Doli për Koncertin e Vjenës

  • 7 years ago
Violinisti Shkëlzen Doli, që do të performojë për koncertin e 2 janarit 2017 së bashku me 36 filarmonistë të Vjenës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka rrëfyer për Report TV çaste nga jeta e tij.

Ky rrëfim është bërë pak muaj më parë kur Doli u rikthye në Tiranë për koncertin ?Perlat më bukura të Muzikës Popullore?. ?Baresha?, ?Valle e veriut?, melodi të këngëve arbëreshe ishin pjesë muzikore që e kanë lidhur violinistin me ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Violinisti i shquar, i cili prej vitesh performon në skenat e Vjenës, Parisit, Spanjës e vende të tjera të botës na tregon me krenari që është bir i dy prindërve që simbolizojnë bashkimin e shqiptarëve. Ai gjithashtu ka rrëfyer sesi prej traditave të larmishme të muzikës shqiptare ka edukuar veshin muzikor dhe ka mësuar sekretet e interpretimit.