Dhurata për fëmijët jetim, i dënuari vishet si babagjysh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhje energjie, Sokol Tarushi i konvertuar në babagjysh të vitit të ri, shpërndau dhurata për fëmijët jetim të fshatit SOS në Sauk. Në bashkëpunim edhe me drejtuesit e shërbimit të provës, 43-vjecari shprehet se dhuratat do t?ua zbusin sadopak te vegjëlve, mungesën e personave të dashur në këto ditë të ndërrimit të vitit. Për përgjegjësen e shtëpisë së fëmijës, këto dhurata do të sjellin shumë gëzim te fëmijët jetim dhe të braktisur nga prindërit. 30 fëmijë jetim përfituan ndihma nga të dënuarit e shërbimit të provës, të cilët kishin më shumë se një muaj që mblidhnin donacione.