Vizion Plus merr licencën kombëtare, vendimi në unanimitet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus ka marrë zyrtarisht Licencën Kombëtare për transmetimet dixhitale. Vendimi është marrë ne unanimitet nga Autoritetit i Medias Audiovizive gjatë takimit të të enjtes, ku janë shqyrtuar aplikimet e subjekteve, veprim që do t?i japë fund televizionit analog për të kaluar në atë numerik. Kjo është licenca e katërt që është akorduar, por duhet thënë se Vizion Plus është televizioni i parë, i cili e ka marrë atë përmes një vendimi unanim të institucionit rregullator te mediave audiovizive, pasi tre të tjerat nuk janë akorduar nga AMA, por janë fituar përmes vendimeve gjyqësore. Me përcaktimin e katër licencave për operatorët privat, Autoriteti i Medias Audiovizive ka për të akorduar dhe një të fundit. Gjatë këtij procesi, AMA zgjodhi procedurën e ?beauty contest-it? për dhënien e licencave, qe nënkuptonte se prioritet do të kishin kanalet dhe paketat të konfirmuara në treg, si televizionet kombëtare, satelitor kombëtare dhe paketat dixhitale. Procesi i dixhitalizimit, ose kalimi nga sistemi analog në atë dixhital, është dhe një detyrim që vendi ynë ka si anëtar i Unionit Europian të Transmetimeve, EBU. Shqipëria bashkë me Kosovën janë dy vendet e fundit të rajonit që ende nuk e kane finalizuar procesin e dixhitalizimit.