Makina përfshihet nga flakët, nuk dihen arsyet

  • 7 years ago
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, në drejtim të ?Kafes së Xhafës?, në autostradën Elbasan ? Tiranë.

Paraprakisht mësohet se mjeti, një Lancia me targë Aa 343 HC, drejtohej nga B. Vrapi.

Automjeti ka marrë flakë ndërkohë që ishte në ecje, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e përfshirjes së tij nga zjarri.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e zjarrëfikëses dhe ambulanca./tvklan.al

Recommended