Report TV - KLSH dërgon për ndjekje penale 10 zyrtarë të Hipotekës Lushnje

  • 7 years ago
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokuori regjistruesin dhe nëntë nëpunës të hipotekës Lushnjë.

Përmes një njoftimi zyrtar, KLSH bën me dije se zyrtarët kanë kryer regjistrimin në mënyrë abuzive një pasuri prej 3000 m2, pa marrë konfirmimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave; kanë regjistruar në mungesë të kontratave të marrëdhënieve me truallin dhe pa likuidimin total të vlerës së objektit, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën 61,912,800 lekë; si dhe kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur tekniko ligjor.

Po ashtu, KLSH ka dërguar për ndjekje penale edhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Njësisë Administrative Maqellarë, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve ekonomikë privatë.