Ndërpritet greva e urisë në Zharrëz - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nje jave qëndrimi ne greve urie, 10 banore te Zharrezes vendosen ta ndërpresin ate pasditen e kësaj te marte. Gjate orëve te fundit gjendja shëndetësore e tyre ishte renduar se tepërmi. Tre prej grevisteve u detyruan te kërkonin ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Fierit. Per te pare gjendjen e tyre kishte shkuar edhe prefekti i qarkut Xhevit Bushaj, por ai u dëbua jashtë ambienteve ku mbahej greva. Përpara se grevistet te ndërprisnin grevën, kryeministri Rama nxori nje urdhër per ngritjen e grupit ndërministror të punës për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në Zharrës dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të fenomenit të lëkundjeve. Grupi do te drejtohet nga zv/kryeministri Peleshi dhe do te kete përfaqësues nga disa ministri, te cilët do te këshillohen me eksperte te fushës. Nje dite me pare ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit dhe aktualisht janë ndalur operacionet e injektimit në këto puse. Grevistet kishin kërkuar nga kompania Bankers Petrolium ndalimin e shpërthimeve nëntokësore per kërkimin e naftës, si pasojë e të cilave u rrezikohet jeta e ju janë dëmtuar shtëpitë.